Prizrenasi gjendet pa shenja jete në bodrumin e shtëpisë së tij

Kronikë e zezë

Prizrenasi gjendet pa shenja jete në bodrumin e shtëpisë së tij

Më: 10 shkurt 2020 Në ora: 11:26
Foto ilustrim

Një vdekje e dyshimtë është regjistruar të dielën në Prizren.

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është gjetur pa shenja jete në bodrumin e shtëpisë së tij në Prizren.

Sipas njoftimit, rastin e ka raportuar në Policinë e Kosovës vëllai i viktimës, ku me pas ka qenë ekipi mjekësor ai i cili edhe ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Në vendin e ngjarjes është gjete dhe sekuestruar një armë zjarri”, thuhet në njoftim.

Me vendim te prokurorit trupi i pa jete i viktimës dërgohet ne Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat