Burri rrah gruan e tij e bën për spital

Kronikë e zezë

Burri rrah gruan e tij e bën për spital

Më: 10 shkurt 2020 Në ora: 11:31
Ilustrim

Një rast i dhunës familjare dhe kërcënim është regjistruar të dielën në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të dielën në Prishtinë në ora 10:00 ka ndodhur një rast i dhunës në familje dhe kanosje.

Sipas njoftimit, në stacionin policor gruaja ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.

Policia ka bërë të ditur se për shkak të plagëve të marra, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Në anën tjetër nuk raportohet për të arrestuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat