Zhduket një djalë në Gjilan

Kronikë e zezë

Zhduket një djalë në Gjilan

Më: 10 shkurt 2020 Në ora: 12:38
Ilustrim

Një nënë ka raportuar në policinë e Gjilanit se djali i saj është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më

Rasti ka ndodhur pasditen e 7 shkurtit në rrugën “Vëllezërit Maliqi” në Gjilan, ndërkaq ankuesja ka treguar në polici se kjo nuk është hera e parë që djali i saj largohet nga shtëpia.

“Ankuesja femër K/Shqiptare ka raportuar se djali i saj viktima mashkull K/Shqiptar kishte dalë nga shtëpia dhe nuk ndihet vendndodhja e tij i cili sipas ankueses edhe më parë kishte dalë nga shtëpia por ishte kthyer”, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh.

Po ashtu, bëhet e ditur se njësitë policore janë duke e hetuar rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat