Tre të lënduar në aksidentin në rrugën Pejë-Deçan

Kronikë e zezë

Tre të lënduar në aksidentin në rrugën Pejë-Deçan

Më: 10 shkurt 2020 Në ora: 16:04
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në mesditë në rrugën Pejë-Deçan, konkretisht në fshatin Lubeniq.

Si pasojë e këtij aksidenti tre persona kanë marrë lëndime trupore.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Driton Rugova.

“Rreth orës 13:36 një aksident ka ndodhur në fshatin Lybeniq. Në aksident ishin të përfshira dy vetura. Si pasojë e këtij aksidenti tre persona janë lënduar. Me rastin po merren njësitet policore “- tha Rugova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat