Grabitje në Prishtinë, e godasin me armë dhe ia marrin paratë e telefonin

Kronikë e zezë

Grabitje në Prishtinë, e godasin me armë dhe ia marrin paratë e telefonin

Më: 11 shkurt 2020 Në ora: 10:13
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka raportuar se derisa kishte qenë duke lëvizur me veturë, tre persona të panjohur të maskuar dhe armatosur ia kishin zënë pritën me veturën e tyre, nën kërcënimin e armës dhe goditjes që ia kishin bërë me dorëzën e armës të dyshuarit ia kishin grabitur një çantë në të cilën kishte pas para dhe një telefon.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë, të hënën në ora 14:10.

Më pas  të dyshuarit ishin larguar në drejtim të panjohur, ndërsa viktima ka pësuar lëndime dhe pas tretmanit mjekësor në QKUK është liruar.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat