Dy raste të dhunës në familje gjatë 24-orëve, në rajonin e Prishtinës

Kronikë e zezë

Dy raste të dhunës në familje gjatë 24-orëve, në rajonin e Prishtinës

Më: 11 shkurt 2020 Në ora: 10:46
Foto ilustrim

Është arrestuar një person i dyshuar në Prishtinë, nën dyshimin se kishte kanosur të atin dhe kishte dëmtuar orenditë shtëpiake.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Gjithashtu një femër në Obiliq ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje në shtëpi, bashkë me djalin e saj, ishin sulmuar fizikisht nga bashkëshorti.

Dy viktimat si pasojë e sulmit kanë marrë trajtim mjekësor, kurse pas intervistimti në prezencë të punëtorit të QPS-së i dyshuari nuk është hasur nga policia pasi kishte dalë nga shtëpia. Është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat