Arrestohet një person i dyshuar për vrasje në tentativë

Kronikë e zezë

Arrestohet një person i dyshuar për vrasje në tentativë

Më: 11 shkurt 2020 Në ora: 12:57
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, pasi natën e kaluar rreth orës 02:30 në rrugën “Zahir Pajaziti” në Istog kishte të vrasë një person tjetër, i cili ishte pranë shtëpisë së tij.

Njësiti policor nga stacioni policor në Istog menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, është kontaktuar viktima në drejtim të të cilit kishte shtënë i dyshuari, me ç’rast viktima dyshohet se ka pësuar plagë në qafë nga arma e zjarrit. Po ashtu, nga të shtënat janë dëmtuar edhe xhamat e shtëpisë së viktimës.

Policia ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes për të vazhduar me shikim, ndërsa personi i lënduar është dërguar për ndihmë mjekësore në QKMF në Istog, prej nga është transferuar në Spitalin Rajonal në Pejë, ku sipas mjekëve ai gjendet jashtë rrezikut për jetë.

Policia ka konfiskuar armën si provë me të cilën mendohet se është kryer vepra, ndërsa i dyshuari është intervistuar nga hetuesit për t’u sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes.

Për rastin është informuar prokurori dhe me vendim të tij, personi i dyshuar ndalohet për 48 orë për veprën penale vrasje në tentativë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat