Aksident në Klinë, lëndohen tre persona

Kronikë e zezë

Aksident në Klinë, lëndohen tre persona

Më: 12 shkurt 2020 Në ora: 09:06
Pamje nga aksidenti

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Klinë, mëngjesin e sotëm.

Në aksident janë përfshirë dy vetura, ka konfirmuar Driton Rugova, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.

“Rreth orës 07:00 të mëngjesit në sotëm, policia është informuar për një aksident trafiku në Klinë, në këtë kaisdent janë involvuar dy vetura. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa policia po merret me rastin”, tha Rugova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat