Prezantohet rrejshëm si zyrtarë i Ministrisë së Drejtësisë, arrestohet

Kronikë e zezë

Prezantohet rrejshëm si zyrtarë i Ministrisë së Drejtësisë, arrestohet

Më: 12 shkurt 2020 Në ora: 11:55
Foto ilustrim

Dje Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar.

Sipas njoftimit të policisë i njëjti ishte paraqitur rrejshëm si zyrtar i Ministrisë së Drejtësisë.

Ai e kishte mashtruar një femër dhe një mashkull duke arritur të marrë 3 mijë e 300 euro, kinse për t’i rregulluar një çështje banimi, përmes gjykatës.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat