Rasti i Zhurit, arrestohet shoku i Iran Badallajt

Kronikë e zezë

Rasti i Zhurit, arrestohet shoku i Iran Badallajt

Më: 13 shkurt 2020 Në ora: 10:51
Iran Badallajt

Policia e Kosovës nga rajoni i Prizrenit e ka arrestuar miku i të dyshuarit për shpërthimin në fshatin Zhur të Prizrenit, Iran Badallaj.

Zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaban Osmanollaj tha se arrestimi i tij është bërë me urdhër të Prokurorisë.

“Njësia policore ka arritur të arrestojë të dyshuarin, me vendim të prokurorit. I njëjti është dërguar në mbajtje”.

“Fsh. Zhur, Prizren 28.01.2020 – 20:00. Lidhur me rastin, njësia policore ka arritur të arrestojë të dyshuarin mashkull kosovar, me vendim të prokurorit, i njëjti është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Sipas tij, i arrestuari dyshohet për rastin e shpërthimit në Zhur. Më 28 janar, në kurthin me eksploziv, të montuar nga Irani, ranë zyrtarët policorë të Kosovës. Nga shpërthimi vdiq polici Sami Thaçi dhe u lënduan katër të tjerë, në mesin e tyre edhe djali i mitur i Iranit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat