Vjedhin në një gurthyes, gjykata kërkon paraburgim për dy persona

Kronikë e zezë

Vjedhin në një gurthyes, gjykata kërkon paraburgim për dy persona

Më: 13 shkurt 2020 Në ora: 11:49
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy të pandehurve, XH.M., dhe B.V., me dyshimin e bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë”, nga neni 315 paragraf 2, nen paragraf 2.1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

“Më 04.02.2020, në rrugën regjionale Rahovec-Suhareke, pikërisht në gurëthyesin “Shkoza” në Komunën e Rahovecit, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm, dy të pandehurit në bashkëkryerje, duke i ndarë rolet, vjedhin pasurinë e të dëmtuarit, shtetas turk E.E.

Duke e shfrytëzuar momentin kur nuk ishin prezent punëtorët, së pari kontaktojnë me të pandehurin B.I., me të cilin paraprakisht i prezantohen si pronar të gurëthyesit, e më pas dakordohen që pajisjet metalike i njëjti ti blejë në vlerë 4400 euro. Të nesërmen, që të tretë pajisen me mjete të përshtatshme për prerjen e pjesëve metalike dhe transportimin e tyre, duke marrë pjesë të ndryshme të makinerisë së gurëthyesit, ku sipas pronarit kanë arritur të shkatërrojnë pjesërisht pronën e tij , ku vlera e demit ka arritur shumën rreth 250.000 euro”, thuhet në njoftimin për media.

Prokurori i rastit, ndaj të pandehurve ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat