Dalin detaje të reja për vetëvrasjen e 33-vjeçarës nga Istogu, i jep fund jetës një ditë pas ditëlindjes - Bota Sot
Dalin detaje të reja për vetëvrasjen e 33-vjeçarës nga Istogu, i jep fund jetës një ditë pas ditëlindjes

Kronikë e zezë

Dalin detaje të reja për vetëvrasjen e 33-vjeçarës nga Istogu, i jep fund jetës një ditë pas ditëlindjes

Më: 13 shkurt 2020 Në ora: 14:36
Ilustrim

Një femër nga qyteti i Istogut është gjetur pa shenja jete në mëngjesin e sotëm në rrugën “Ibrahim Rugova” të qytetit të Istogut në banesën e saj.

Viktima është e moshës 33-vjecare.  E njëjta dyshohet se ka kryer vetëvrasje.

Lajmin për vdekjen e saj e ka bërë të ditur, zyra për komunikim në Policinë e Pejës.

“Mund të ju konfirmojmë se rreth orës 10:00, policia është informuar se në rrugën ‘Ibrahim Rugova’ në Istog një femër gjendej në një banesë pa shenja jete. Njësitë relevante bashkë me mjekun kanë dal në vendin e ngjarjes. Mjeku e ka konstatuar vdekjen e saj”, thuhet në përgjigjen e zyrës për informim të policisë së Pejës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat