Policia e Kosovës arreston dy persona të dyshuar për keqpërdorim të pozitës

Kronikë e zezë

Policia e Kosovës arreston dy persona të dyshuar për keqpërdorim të pozitës

Më: 13 shkurt 2020 Në ora: 17:47
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës me datë 13.02.2020 ka pranuar informacione se dy të dyshuar kanë kryer veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”nga  neni 414 dhe “Marrja e ryshfetit” nga neni  421 i KPRK-së.

Me datë 13.02.2020 Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), gjegjësisht Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (NJRHKEK) – Prishtinë ka pranuar informatë në bazë të cilës dyshohej se dy inspektor tatimor të ATK-së gjatë inspektimit të rregullt që kanë kryer në një biznes, me lokacion në Fushë Kosovë, kanë hasur në disa parregullësi dhe me qëllim që të mos e ndëshkojnë pronarin, nga i njëjti kishin kërkuar dhe marrë rryshfet në vlerë prej 50 (pesëdhjetë) euro.

Pas pranimit të informatës, janë ndërmarr veprimet e nevojshme hetimore ku dhe janë siguruar provat e rastit, si monedha në vlerë prej 50€ e cila ishte në pronësi të njërit nga personat e dyshuar.

Të dyshuarit janë shoqëruar në zyret e NJHRKEK – Prishtinë, të cilët janë intervistuar në cilësinë e personave të dyshuar në prezencën e avokatëve mbrojtës, dhe pas konsultimit me prokurorin kujdestar personave të dyshuar u është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat