Vajza e denoncon nënën në Polici për dhunë dhe ikën nga shtëpia

Kronikë e zezë

Vajza e denoncon nënën në Polici për dhunë dhe ikën nga shtëpia

Më: 14 shkurt 2020 Në ora: 11:16
Ilustrim

Një vajzë në Prizren mbrëmë e ka denoncuar në Polici nënën e saj.

Siç ka thënë ajo në Polici, nëna e ka sulmuar duke i shkaktuar lëndime trupore.

“Prizren, 13.02.2020-21:10. Viktima femër kosovare raporton se pas një mosmarrëveshje është sulmuar nga e dyshuara femër kosovare (nëna e saj) dhe e njëjta ka pësuar lëndime trupore”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Viktima është dërguar në strehimore, ndërsa nëna e saj me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat