Një ditë pasi del nga spitali, vdes 17-vjeçarja shqiptare, dalin detaje të reja lidhur me rastin - Bota Sot
Një ditë pasi del nga spitali, vdes 17-vjeçarja shqiptare, dalin detaje të reja lidhur me rastin

Kronikë e zezë

Një ditë pasi del nga spitali, vdes 17-vjeçarja shqiptare, dalin detaje të reja lidhur me rastin

Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 09:37
Foto ilustrim

Një 17-vjeçare shqiptare Aurora Grazini është gjendur e vdekur në shtëpi pasi doli nga spitali. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Viterbo të Lacios, Itali.

Ajo u gjet e vdekur nga prindërit e saj në dhomë, ndërsa dyshohet se shkak për vdekjen e saj mund të jetë bërë edhe Ministria e Shëndetësisë, pas u lirua nga spitali Belcolle.

A. G. kishte disa ditë që nuk ndihej mirë dhe para dy ditësh (14 shkurt) prindërit e saj e kishin dërguar në spital.

Pas qëndrimit një ditë në spital, 17-vjeçarja është dërguar në shtëpi.

Sipas informacioneve, ajo ishte prekur nga gripi, por ishte parë e trishtuar pasi sapo ishte ndarë nga i dashuri.

Për vdekjen e saj tashmë është hapur një hetim dhe pritet që autopsia të nxjerrë rezultate të cilat do të hedhin dritë mbi ngjarjen.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat