Sulmohet infermieri në Vushtrri - Bota Sot
Sulmohet infermieri në Vushtrri

Kronikë e zezë

Sulmohet infermieri në Vushtrri

Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 11:44
Foto ilustrim

Një infermier në Vushtrri është sulmuar gjatë kryerjes së detyrës së tij.

Në lidhje me këtë rast është arrestuar i dyshuari, i cili, sipas Policisë, është me probleme psikike.

Policia ka bërë të ditur se infermieri kishte shkuar me autoambulancë te shtëpia e të dyshuarit për t’i dhënë tretman mjekësor.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas tretmanit mjekësor në QKUK, në repartin e Psikiatrisë, është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat