Arrestohet një person i dyshuar për posedim të paautorizuar të armës në Pejë - Bota Sot
Arrestohet një person i dyshuar për posedim të paautorizuar të armës në Pejë

Kronikë e zezë

Arrestohet një person i dyshuar për posedim të paautorizuar të armës në Pejë

Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 13:54
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar personin me inicialet A.K., në Pejë pasi të njëjtit i janë gjetur një pistoletë, një karikator dhe shtatë fishek.

“Policia e Kosovës, konkretisht njësiti policor pranë Stacionit Policor në Pejë, me datën 15.02.2020, ka pranuar informatë se ne një lokal ne fshatin Kotradiq-Pejë, janë disa persona të dyshuar. Me të marrë informatën e lartcekur, njësitet relevante të Stacionit Policor Pejë, menjëherë iu kanë përgjigjur rastit, dhe gjatë bastisjes, tek personi i dyshuar: -A.K. i lindur me (1995) m/k/sh. Është gjetur dhe konfiskuar: një (1) pistoletë e tipit “TT” cal 9mm, një (1) karikator i të njëjtës armë, shtatë (7) fishek 9mm”, thuhet në njoftimin e policisë.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit nga hetuesit, të dyshuarit me urdhër të prokurorit të shtetit iu është caktuar masa e ndalimit Policor dhe është dërguar në mbajtje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat