Prokurori kërkon burgim të përjetshëm për shtetasin e Kosovës, që shkaktoi aksidentin fatal në Gjermani - Bota Sot
Prokurori kërkon burgim të përjetshëm për shtetasin e Kosovës, që shkaktoi aksidentin fatal në Gjermani

Kronikë e zezë

Prokurori kërkon burgim të përjetshëm për shtetasin e Kosovës, që shkaktoi aksidentin fatal në Gjermani

Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 17:03
Foto

Lidhur me garën e paligjshme të automjeteve, që kishte përfunduar me fatalitet në Moers, prokurori publik në procesin që po zhvillohet në Gjykatën e Landit në Kleve, ka kërkuar burgim të përjetshëm për vrasje, për shkaktarin 22 vjeçar të aksidentit, shtetas i Kosovës.

Për të pandehurin e dytë, shtetas gjerman, i cili po drejtonte makinën tjetër në garë, prokuroria ka kërkuar një dënim me kusht dy vjet për pjesëmarrje në një garë të ndaluar të makinave, me pasoja fatale.

Gjykatësit në Kleve pritet ta shpallin aktgjykimin pasditen e sotme.

Kosovari dhe gjermani thuhet se në prillin e kaluar kanë zhvilluar një garë në zonën e tyre të banimit, në Moers afër Duisburgut, me makinat e tyre 550 dhe  600 kf. 22-vjeçari kosovar qe përplasur me makinën e vogël të një gruaje.43-vjeçarja qe katapultuar jashtë makinës dhe kishte vdekur pas tri ditësh. Sipas ekspertizës, makina, shkaktare e aksidentit kishte zhvilluar shpejtësinë deri në 167 kilometra në orë gjatë garës.

Në gjyq, shoferi i makinës, i cili nuk ishte përfshirë direkt në aksident, i ka kërkuar falje familjes së gruas së vrarë. Në një deklaratë të lexuar nga avokati i tij, ai thotë,  “Më vjen së tepërmi keq për atë që ka ndodhur. Unë do të doja të zhbëhej kjo që ka ndodhur”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat