33 aksidente ndodhën në Kosovë në Ditë e Pavarësisë - Bota Sot
33 aksidente ndodhën në Kosovë në Ditë e Pavarësisë

Kronikë e zezë

33 aksidente ndodhën në Kosovë në Ditë e Pavarësisë

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 09:25
Foto ilustrim

Gjatë së hënës në Kosovë kanë ndodhur 33 aksidente trafiku.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë së hënës në tërë vendin kanë ndodhur 33 aksidente trafiku.

Sipas njoftimit, 12 kanë qenë me të lënduar ndërkaq 21 aksidente trafiku kanë qenë me dëme materiale.

Po ashtu, gjatë Ditës së Pavarësisë, policia përkatësisht Njësiti i Trafikut Rrugor ka shqiptuar 783 tiketa për shkelje të ndryshme të rregullave në trafik.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat