Të shtëna me armë zjarri e therje me thikë në “Duplex” - Bota Sot
Të shtëna me armë zjarri e therje me thikë në “Duplex”

Kronikë e zezë

Të shtëna me armë zjarri e therje me thikë në “Duplex”

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 09:37

Në Prishtinë mbrëmë ka pasur të shtëna me armë dhe therje me thikë në “Duplex”.

Në orët e para të mëngjesit të së martës në Prishtinë, përkatësisht në “Duplex”, ka ndodhur një vrasje në tentativë.

Lajmi.net, merr vesh se në lokalin “Duplex”, ka pasur të shtëna me armë zjarri, ku për pasojë është lënduar edhe një person.

Në anën tjetër nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se në “Duplex”, ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri, por që edhe është plagosur një person si pasojë e lëndimeve të marra nga therja me thikë.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, ka bërë të ditur për lajmi.net, se policia është në kërkim të tre personave të dyshuar për këtë rast.

“Sot rreth orës 02:00, në stacionin policor Qendra në Prishtinë është iniciuar një rast vrasje në tentativë. Rasti ka ndodhur në rrugën “Rinia”, ku pas një zënke (ku dyshohet se ka pasur edhe të shtëna me armë), në mes të disa personave, lëndime nga arma e ftohtë (thike) ka pësuar viktima R. A. Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që policia ka identifikuar tre persona të dyshuar dhe është në kërkim të tyre”, ka treguar Ahmeti.

Duhet theksuar të shtëna me armë zjarri në këtë lokal ka pasur edhe në të kaluarën.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat