Konfiskohet heroinë e kokainë në Viti, tre të arrestuar - Bota Sot
Konfiskohet heroinë e kokainë në Viti, tre të arrestuar

Kronikë e zezë

Konfiskohet heroinë e kokainë në Viti, tre të arrestuar

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 11:30
Foto ilustrim

Tre persona janë arrestuar në Viti, pasi që gjatë kontrollit në veturën e tyre, janë gjetur dhe janë konfiskuar 2.1 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit heroinë.

Lidhur me rastin me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake, është bastisur shtëpia dhe lokalet përcjellëse, pronë e njërit prej të dyshuarve me ç’rast janë gjetur dhe janë konfiskuar 34 gramë substancë narkotike e llojit heroinë, 2 gramë kokainë, 1.3 gramë marihuanë, dy peshore elektronike për matjen e narkotikeve, një revole me një karikator pa fishek, një thikë, dy telefona dhe një tablet.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat