Vitin e kaluar Policia konfiskoi mbi 7 mijë patentë shoferë

Kronikë e zezë

Vitin e kaluar Policia konfiskoi mbi 7 mijë patentë shoferë

Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 09:51
Foto ilustrim

Shoferët në komunikacionin rrugor duhet të kenë kujdes më të shtuar, pasiqë masat e marra nga Policia ndaj respektimit të rregullave të komunikacionit janë shtuar.

Vetëm gjatë vitit 2019 mbi 7 mijë personave iu është ndaluar drejtimi i mjetit.

E tërë kjo po del të jetë që të ketë siguri më të madhe në komunikacion.

Për shkak të pa kujdesisë si dhe shpejtësisë së madhe numri i aksidenteve është ngritur në 2.17 për qind.

Në bazë të të dhënave  nga Policia e Kosovës vetëm në muajin janar kanë ndodhur 1360 aksidente.

E për mos respektim të rregullave në rrugë, Policia në vitin e kaluar ka gjobitur shoferët me 445776 tiketa për kundërvajtje.

Më poshtë mund t’i gjeni statistikat nga PK.

Po ua përcjellim disa te dhëna statistikore rreth aksidenteve, gjithsej aksidentet në trafikun rrugor, nga 15877 (2018) në 16222 (2019) aksidente, apo ngritje për 2.17 %.

•       Aksidentet me dëme materiale, nga 9537 në 9974, apo ngritje për 4.58%;

•       Aksidentet me pasoja fatale janë 100 sikurse në vitin 2018, nga ky numër i aksidenteve 113 persona kanë humbur jetën, që krahasuar me vitin 2018 shënon një rënie për -12.40%.

•       Aksidentet me lëndime, nga 6240 në 6148, ose rënie për 1.47%. Nga ky numër i aksidenteve, 11860 persona janë lënduar, që krahasuar me vitin 2018 shënon rënie për 4.14%.

·         Gjatë vitit 2019, ju është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik  7,319 shofereve.

·         Janë evidentuar 445776 tiketa për kundërvajtje.

·         Numri me i madh i aksidenteve ka ndodhur ne Rajonin e Prishtinës, kurse janë territori urban ai ku kane ndodhur më shumë aksidente.

·         Numri i aksidenteve ne janar 2020 është 1360.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat