Një mashkull e një femër rrihen nga tre persona në Vushtrri

Kronikë e zezë

Një mashkull e një femër rrihen nga tre persona në Vushtrri

Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 12:37
Foto ilustrim

Tre persona në Vushtrri kanë sulmuar një mashkull dhe një femër të mërkurën.

Si pasojë e sulmit ata kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Sipas njoftimit të Policisë, një person është arrestuar për këtë rast ndërsa dy të tjerë janë në arrati.

“Vushtrri 19.02.2020. Viktimat një mashkull dhe një femër/K kanë kërkuar tretman mjekësor si pasojë e rrahjes nga tre persona të dyshuar meshkuj/K. Është arrestuar njëri prej të dyshuarve, ndërsa dy të dyshuarit tjerë gjenden në arrati. Të dyshuarit, pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orë”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat