Aksioni i policisë për krime kibernetike, tre të arrestuar në Prishtinë dhe Gjakovë - Bota Sot
Aksioni i policisë për krime kibernetike, tre të arrestuar në Prishtinë dhe Gjakovë

Kronikë e zezë

Aksioni i policisë për krime kibernetike, tre të arrestuar në Prishtinë dhe Gjakovë

Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 16:58
Foto ilustrim

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar – Sektori për Hetime të Krimeve Kibernetike, sot ka arrestuar tre të dyshuar për  veprat penale ‘hyrja në sistemet kompjuterike’ dhe ‘lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit’ në qytetet e Prishtinës dhe Gjakovës.

Sipas PK-së, ata kanë zbatuar urdhëresën  për kontroll të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Të dyshuarit janë:  B.J. viti i lindjes 1999, mashkull, L.S. viti i lindjes 1999, mashkull dhe Y.O. viti i lindjes 1996, mashkull.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar prova të  ndryshme të cilat janë të ndërlidhura me rastin. Ekziston dyshimi i bazuar se të dyshuarit kanë kryer në vazhdimësi veprat e cekura më lart me qëllim të përfitimit personal, vjedhjen e të dhënave të kartelave bankare dhe llogarive tjera të ndryshme, pastaj këto të dhëna i shitnin përmes ueb faqeve të ndryshme.

Si provë materiale janë sekuestrua përkohësisht:

–          5 (pesë) kompjuter Laptop,

–          1 (një) shtepizë kompjuteri

–          6 (gjashtë) telefona celular

–          1 (një) veturë që dyshohet se është përfituar nga vepra penale

–          1 (një) IPAD

–          1 (një) hard disk

–          2 (dy) USB

–          13 (trembëdhjetë) CD

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat