Drogë e fshehur në cigare, arrestohet shqiptari 34-vjeçar në Itali

Kronikë e zezë

Drogë e fshehur në cigare, arrestohet shqiptari 34-vjeçar në Itali

Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 10:29
Ilustrim

Policia italiane ka vënë në pranga një 34-vjeçar shqiptar, i cili u kap së bashku me një shtetas italian me doza të vogla kanabisi.

Forcat policore gjetën disa cigare, brenda të cilëve dy të rinjtë kishin fshehur lëndë narkotike.

Nisur nga çfarë raportojnë mediat fqinje, që të dy nisën të shfaqnin shenja nervoziteti gjatë kontrollit policor, çka i shtyu efektivët për një tjetër kontroll akoma më të detajuar.

Materialet për dy të arrestuarit iu dorëzuan autoriteteve për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat