Goditi policin rrugor, pranga 33-vjeçarit nga Tirana

Kronikë e zezë

Goditi policin rrugor, pranga 33-vjeçarit nga Tirana

Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 14:36
Ilustrim

Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi goditi një punonjës të Policisë Rrugore.

Në pranga u vu shtetasi, A. LL., 33 vjeç, pasi, gjatë patrullimit në Unazën e Re, patrulla e Policisë së qarkullimit rrugor i ka bërë shenjë ndalimi drejtuesit të mjetit sepse qarkullonte pa rrip sigurimi.

"Gjatë komunikimit të masës administrative të dhënë nga ana e tyre për shkeljen e kryer, shtetasi A. LL. ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë dhe më pas në tentativë për t’u larguar, ka goditur me mjet punonjësin e Policisë, duke i shkaktuar dëmtime në këmbë, jashtë rrezikut për jetën", sqaron policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti që drejtonte shtetasi A. LL.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat