Lëvizte i qetë me armë në brez, kapet i riu në Kamzë pas sinjalizimit nga qytetarët

Kronikë e zezë

Lëvizte i qetë me armë në brez, kapet i riu në Kamzë pas sinjalizimit nga qytetarët

Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 10:14
Gjesendet e gjetura

Një i ri është arrestuar për armëmbajtje pa leje, pasi u kap me një pistoletë. Pas informacioneve  në rrugë operative se në Bathore në rrugën “Demokracia”, një person qarkullonte në orët e pasdites duke mbajtur me vete armë zjarri, efektivët kanë ndërhyrë.

Në kudër të operacionit të koduar "Manreka", policia arrestoi 26-vjeçarin me iniciale G. SH., i cili qarkullonte në zonën e Bathores me pistoletë.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit G. Sh. i është gjetur në trup (në brez), një armë zjarri pistoletë dhe një krehër me 8 fishekë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat