“E kam pas komplet rrogën” - Hajni i vjedhë kuletën në banesë në Prishtinë

Kronikë e zezë

“E kam pas komplet rrogën” - Hajni i vjedhë kuletën në banesë në Prishtinë

Më: 23 shkurt 2020 Në ora: 11:15
Foto ilustrim

Një banore e lagjes ”Dardania”, me inicialet A.K, ka tre javë që po e kërkon kuletën që i kishte rënë tek hyrja e banesës dhe ia kishte vjedhur një person.

Bashkëshorti i gruas që e ka humbur kuletën, ka rrëfyer se rastin e ka lajmëruar edhe në Polici, por pa sukses.

“Në kuletë ka qenë komplet rroga, afro 480 euro. Gjitha dokumentet, leja e veturës, letërnjoftimi, kartela e bankës. Rasti është lajmëruar që 3 javë në stacionin e jugut në Polici. Kartelat i kemi bllokuar menjëherë. Hyrja në ndërtesa me çip. Djali që ka hyrë do të thotë që ka çip, ose është banorë ose është qiraxhi”, ka thënë qytetari.

Ata përmes këtij lajmi dëshirojnë t’i bëjnë thirrje personit që e ka marrë kuletën, që ta kthej atë ose do të vazhdojnë me kërkimet.

Çifti nga Prishtina po kërkon që ky rast të merret më seriozisht nga Policia dhe të zgjidhet sa më shpejtë.

Videoja e momentit i është dorëzuar edhe Policisë që po vazhdon të bëj hetime rreth këtij rasti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat