Tentim vrasje në Prishtinë - Bota Sot
Tentim vrasje në Prishtinë

Kronikë e zezë

Tentim vrasje në Prishtinë

Më: 23 shkurt 2020 Në ora: 12:22
Foto ilustrim

Një person është qëlluar me armë zjarri pas një përleshje fizike që ka ndodhur.

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy viktimat kanë pranuar tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Është raportuar e dy viktima meshkuj K/Shqiptar, kanë pranuar trajtim mjekësor në QKUK, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë sulmuar fizikisht nga disa të dyshuar meshkuj K/Shqiptar. Njëri prej tyre është qëlluar me armë zjarri nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili është arrestuar dhe gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar në pistoletë me  tre copë fishekë dhe dy gëzhoja ndërsa të dyshuarit tjerë gjenden në arrati”, thuhet në raportin e Policisë.

Ndërsa, me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Kurse rasti është duke u hetuar. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat