Ndalohen dy persona, tentojnë të kalojnë ilegalisht kufirin

Kronikë e zezë

Ndalohen dy persona, tentojnë të kalojnë ilegalisht kufirin

Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 12:47
Foto

Dy persona njëri shtetas i Serbisë dhe tjetri i Bosnjës, janë ndaluar nga policia pasi të njëjtit kanë tentuar të kalojnë ilegalisht kufirin me Kosovën.

Arrestimi i tyre ka ndodhur në Leposaviq, pasi që njësiti patrullues ka ndaluar automjetin të cilën ishte duke drejtuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë dhe bashkë-udhëtari i tij shtetas i Bosnjës.

Njësiti patrullues, automjetin dhe të dyshuarit i kanë dërguar në stacion policor. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat