Të akuzuarit për vrasje i vërtetohet dënimi

Kronikë e zezë

Të akuzuarit për vrasje i vërtetohet dënimi

Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 16:34
Ilustrim

Gjykata e Apelit  i ka refuzuar ankesat në rastin e të akuzuarit L.U, duke vërtetuar kështu aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Gjilan të datë 30.12.2019.

Sipas këtij aktgjykimi L.U. është dënuar më dënim unik prej  18 vjet e 6 amuj burgim, pasi që është shpallur fajtor për veprat penale “Vrasje” dhe “Kanosje”.

Gjykata e Apelit gjeti se aktgjykimi i ankimuar nuk është përfshirë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale.

Po ashtu vlerëson  se dënimi i shqiptuar ndaj të akuzuarit nga ana e gjykatës së shkallës së parë,  është në harmoni me intensitetin e rrezikshmërisë shoqërore të veprës penale dhe shkallës së përgjegjësisë penale të akuzuarit si ekzekutor, dhe se me këtë dënim do të arrihet qëllimi i përcaktuar më ligj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat