Gjobë deri në 5 vite burg, dënimi që rrezikon vajza e mesazhit zanor në WhatsApp

Kronikë e zezë

Gjobë deri në 5 vite burg, dënimi që rrezikon vajza e mesazhit zanor në WhatsApp

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 06:49
Ilustrim

Pas përhapjes në media ditën e djeshme të një mesazhi zanor, ku një vajzë dëgjohej të thoshte se në vendin tonë ka persona të prekur me koronavirus, prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për veprën penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”.

Objekti i këtij hetimi lidhet me situatën e krijuar si rezultat i hapjes së informatave, për të cilat hidhen dyshime se janë të rreme, që sipas prokurorisë, janë të një natyre sensitive dhe penalisht të dënueshme.

Burime të policisë bëjnë me dije për Top Channel, se vajza që shpërndau këtë mesazh zanor ende nuk është gjetur për t’u marrë në pyetje, por sipas tyre, çështja është drejt zbardhjes.

Sipas kodit penal, për këtë vepër vajza e mesazhit zanor rrezikon të dënohet me gjobë ose deri në 5 vite burg.

Prokuroria, po ashtu, ka kërkuar edhe ndihmën e qytetarëve nëse kanë informacione që ndihmojnë në zbardhjen e çështjes.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat