86 vjeçarja që jetonte e vetme në Gjilan gjendet e vdekur në shtëpi - Bota Sot
86 vjeçarja që jetonte e vetme në Gjilan gjendet e vdekur në shtëpi

Kronikë e zezë

86 vjeçarja që jetonte e vetme në Gjilan gjendet e vdekur në shtëpi

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 13:26
Foto ilustrim

(E Plotësuar)

Në komunën e Gjilanit është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj një grua e moshës 86 vjeçare.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Zëdhënësi i Policisë në Gjilan, Ismet Hashani ka deklaruar për gazetë se e ndjera jetonte e vetmuar.

“Po bëhet fjalë për një grua të moshuar 86 vjeçare që ka jetuar e vetmuar” ka thënë ai.

...

Dje rreth orës 12:55 në shtëpinë e saj në Gjilan, është gjetur një femër pa shenja jete.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, ndërsa ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, njofton raporti 24 orësh i policisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat