Mbi 1 mijë e 600 tiketa trafiku të shqiptuara për 24 orë - Bota Sot
Mbi 1 mijë e 600 tiketa trafiku të shqiptuara për 24 orë

Kronikë e zezë

Mbi 1 mijë e 600 tiketa trafiku të shqiptuara për 24 orë

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 09:24
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 621 tiketa trafiku për shkelësit e rregullave të komunikacionit gjatë 24 orëve të fundit.

Fatmirësisht gjatë këtyre orëve në rrugët e Kosovës nuk është shënuar asnjë aksident me fatalitet, ndërsa 11 aksidente ishin me të lënduar, kurse 25 tjera vetëm me dëme materiale.

Policia arrestoi 22 persona, ku 11 prej tyre pas intervistimit kanë mbetur në mbajtje, ndërsa 4 janë dërguar në vuajtje të dënimit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat