Vdes 7-vjeçarja gjatë operacionit për heqjen e bajameve

Kronikë e zezë

Vdes 7-vjeçarja gjatë operacionit për heqjen e bajameve

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 13:47
Paisley Cogsdill

Një 7-vjeçare nga Karolina Jugore vdes gjatë operacionit për heqjen e bajameve, thanë prindërit për CNN, trasnmeton Bota Sot.

Paisley Cogsdill ishte në gjumë, plotësisht e shëndetshme, thanë të afërmit. Zemra e saj ndaloi papritur gjatë operacionit të premtën në GreenWood.

“Duke hyrë në operacion, ajo nuk kishte aspak frikë”, deklaroi gjyshja e saj Mary Beth Truelock. “Ajo ishte e buzëqeeshur dhe e lumtur. Asgjë nuk ishte e pazakonshme”.

Si një nxënëse e klasës së dytë, Paisley ishte një vajzë aktive me një qëndrim gjallërues, “në gjithçka që bën duke filluar që nga loja T-Ball dhe Softball deri te orët e vallëzimit Hip-Hop me shoqet e saj”.

“Ju nuk mund të kuptoni kurrë pse ndodhin gjëra të tilla mirëpo e dijmë që është plan i Zotit”, tha Truelock. “Kjo është e vetmja gjë që na ngushëllon, sepse e dimë që është nga Zoti”.

Prindërit e Paisley po shpresojnë se rezulatet e autopsisë do të ofrojnë më shumë detaje për vdekjen e së bijës, raporton CNN, transmeton Bota Sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat