Arrestohen tri femra dhe dy meshkuj për prostitucion

Kronikë e zezë

Arrestohen tri femra dhe dy meshkuj për prostitucion

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 11:24
Ilustrim

Policia e Kosovës (PK), Sektori Qendror i Hetimeve i Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, pasi ka përdorur masa të fshehta teknike të hetimit, në koordinim me  Prokurorinë Themelore Prishtinë dhe me urdhëresës të gjykatës, më 26.02.2020 ka realizuar një operacion policor.

Hetuesit policorë kanë kontrolluar një lokal, aty janë identifikuar dhe  arrestuar pesë te dyshuar (dy meshkuj dhe tri femra)  nën   dyshimin se të njëjtit  kanë  kryer veprat penale: ‘Mundësim ose detyrim në prostitucion’, ‘Ofrimi i lokaleve për prostitucion’ dhe ‘Bashkëkryerja’.

Të dyshuarit e arrestuar janë:

·         B.M. viti i lindjes 1988, mashkull nga Kosova,

·         M.K. viti i lindjes 1987, mashkull nga Kosova,

·         E.A. viti i lindjes 1997, femër nga Kosova,

·         Sh.A. viti i lindjes 2000, femër nga Kosova dhe

·         M.S. viti i lindjes 1988, femër nga Kosova.

Hetuesit policorë, si prova materiale kanë sekuestruar përkohësisht: tetë (8) telefona mobil, një(1) DIVI-ar i kamerave dhe prova tjera relevante lidhur me rastin.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, pesë të dyshuarit janë ndalur për 48 orë .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat