Policia kërkon publikisht Astrit Rexhajn për mashtrim në votime

Kronikë e zezë

Policia kërkon publikisht Astrit Rexhajn për mashtrim në votime

Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 13:41
Astrit (Muhamet) Rexhaj

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime të tjera të personit të kërkuar më urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është: Astrit (Muhamet) Rexhaj i lindur me 15.10.1985 në Tomoc-Istog.

I akuzuari është i kërkuar për veprën penale: 1- (një) rast për veprën penale “MASHTRIM NË VOTIME”

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkëngjitur, ta lajmërojë Policinë e Kosovës apo të paraqitet në stacionin më të afërt policor.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

192 dhe 080019999 (pa pagesë)
039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
E-mail adresa: [email protected]

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat