Burri rrah gruan për 8 Mars, e bën për spital

Kronikë e zezë

Burri rrah gruan për 8 Mars, e bën për spital

Më: 9 mars 2020 Në ora: 09:22
Foto

Një person nga fshati Dardhishtë i Obiliqit është arrestuar pasi që i njëjti, pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Ngjarja ka ndodhur dje, më 8 Mars që njihet botërisht si  Dita Ndërkombëtare e Gruas.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.

 I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat