Aksident në Llaushë të Skenderajt, lëndohen dy persona

Kronikë e zezë

Aksident në Llaushë të Skenderajt, lëndohen dy persona

Më: 9 mars 2020 Në ora: 09:42
Foto ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur dje në fshatin Llaushë të Skenderajt.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura udhëtarësh me ngasës meshkuj shqiptarë.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka marrë njëri prej vozitësve dhe një pasagjer mashkull kosovar, të cilët ndihmën e parë mjekësor e kanë marrë në QKMF Skenderaj.

Të njëjtit për tretman të mëtutjeshëm mjekësor janë dërguar në spitalin rajonal në Mitrovicë dhe gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat