Arrestohen dy persona për vjedhje

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona për vjedhje

Më: 9 mars 2020 Në ora: 10:23
Foto ilustrim

Në fshatin Zhegër të Gjilanit janë arrestuar dy persona, pasi që të njëjtit dyshohet se kanë kryer disa vjedhje.

Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar dy të dyshuarit meshkuj të Kosovës, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer disa vepra penale vjedhje. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre janë gjetur dhe janë konfiskuar si prova materiale disa gjësende të ndryshme. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat