Grabitje me armë zjarri në një pompë të benzinës

Kronikë e zezë

Grabitje me armë zjarri në një pompë të benzinës

Më: 10 mars 2020 Në ora: 12:14
Foto ilustrim

Sot në orët e hershme të mëngjesit ka ndodhur një grabitje me armë zjarri në një pompë të benzinës në magjistralen Prishtinë-Graçanicë.

Një punëtor që ishte duke punuar në pompën e derivateve një person i maskuar dhe i armatosur me një armë të shkurtër ka hyrë në lokalin e pompës, nën kërcenim të armës ia ka grabitur para dhe më pas i dyshuari ishte larguar në drejtim të panjohur.

Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Nuk raportohet për të lënduar, njofton raporti 24 orësh i policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat