​Sulmohet fizikisht një mjek në Klinë, reagon FSShK-ja

Kronikë e zezë

​Sulmohet fizikisht një mjek në Klinë, reagon FSShK-ja

Më: 10 mars 2020 Në ora: 12:45
Foto ilustrim

Një mjek i Urgjencës në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Klinë, është sulmuar mbrëmë fizikisht nga familjarët e një pacienti.

Ndaj këtij sulmi ka reaguar Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, e cila e ka dënuar këtë rast.

Ky është reagimi i plotë i FSShK-së:

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, shpreh shqetësimin e saj ndaj rastit i cili ka ndodhur dje më datë 09.03.2020 në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Klinë.

Mbrëmë më datë 09.03.2020 rreth orës 19:00, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Klinë, ka ndodhur sulmi fizik ndaj mjekut të Urgjencës Dr.Valdrin Rakaj, mjeku në fjalë është sulmuar nga familjarët e pacientit me iniciale A.E , brenda shërbimit të Urgjencës.

Dr.Valdrin Rakaj pasi ka bërë kontrollën ndaj pacientit i ka dhënë edhe ndihmën mjekësore përmes medikament eve duke pritur që tani ato të reagonin, por që familjarët e pacientit nuk janë ndarë të kënaqur, dhe pa të drejtë menjëherë kanë filluar ta sulmojnë mjekun e pranishëm.

Për këtë rast është njoftuar menjëherë Policia e cila ka dalë në vendin e ngjarjes dhe tani po meret me rastin.

Vlen të theksohet se për këtë rast ka reaguar edhe vetë menaxhmenti i këtij Institucioni duke e dënuar ashpër dhunën e ushtruar ndaj mjekut, ndërsa sot më datë 10.03.2020 u mbajt protesta 1 orëshe para Institucionit Shëndetësor të QKMF-Klinënë, duke filluar nga ora 07:00 deri në orën 08:00 të mëngjesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat