​Tetë muaj burg për kanosje

Kronikë e zezë

​Tetë muaj burg për kanosje

Më: 11 mars 2020 Në ora: 12:24
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me tetë muaj heqje lirie të akuzuarin K.SH. për veprën penale kanosje.

K.SH. akuzohet se më datë 2.01.2019 dhe 03.01.2019 në Prishtinë, me qëllim të shqetësimit dhe frikësimit përmes rrjetit social Facebook e kishte kanosur pronarin e portalit Indeksonline F.SH. si dhe gazetarët e tjerë të këtij portali me ç’ rast te të dëmtuarit kishte shkaktuar ndjenjën e ankthit, frikës dhe pasigurisë për jetë.

Pala ka të drejtën e ankesës në Gjykatën e Apelit të Kosovës, ndërsa i dëmtuari për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohet në kontest civil-juridik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat