Grabitën pompën e derivateve më 25 shkurt, arrestohen 2 persona

Kronikë e zezë

Grabitën pompën e derivateve më 25 shkurt, arrestohen 2 persona

Më: 12 mars 2020 Në ora: 11:08
Ilustrim

Dy persona janë arrestuar mbrëmë lidhur me një grabitje e cila kishte ndodhur me datën 25 shkurt në Prishtinë.

Të dyshuarit janë arrestuar për grabitje në pompën e derivateve, teksa gjatë kontrollit në xhepin e njërit prej të dyshuarve i është gjetur një sasi e substance narkotike marihaunë.

Po ashtu gjatë kontrollit dhe bastisjes në dy lokacione, është gjetur një pistoletë, një thikë dhe gjësende të tjera që dyshohet se ishin përdorur gjatë kryerjes së veprave.

 Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat