Një shtetas i huaj e denoncon bashkëbanuesin se ia vodhi paratë

Kronikë e zezë

Një shtetas i huaj e denoncon bashkëbanuesin se ia vodhi paratë

Më: 12 mars 2020 Në ora: 11:19
Foto ilustrim

Një vjedhje është denoncuar dje në magjes në Prishtinë.

Dy shtetas të huaj po banonin bashkë në një shtëpi private në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Prishtinë.

Por, njëri nga ta e denoncoi bashkëbanuesin se ia vodhi disa të holla e iku.

“Ankuesi mashkull shtetas i huaj, ka raportuar se në një shtëpi private me marrëveshje banonte me personin e dyshuar mashkull shtetas i huaj, mirëpo sot kishte vërejtur se i dyshuari nuk ishte aty dhe se ankuesi dyshon se nga kasaforta, ju kishin vjedhur rreth 200 euro të holla”, thuhet në raportin ditor të policisë së Kosovës.

Rasti është duke u hetuar për vjedhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat