E tmerrshme: Dhunimi i vajzës nga Gjakova, si e panë familja videon në facebook

Kronikë e zezë

E tmerrshme: Dhunimi i vajzës nga Gjakova, si e panë familja videon në facebook

Më: 12 mars 2020 Në ora: 13:25
Foto

Një prind nga Gjakova e ka lajmëruar në polici një djalë të mitur i cili sipas tij, para një viti ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij, po ashtu të mitur

Rasti është raportuar në policinë e Gjakovës, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

“Ankuesi mashkull K ka raportuar se i dyshuari mashkull K-Shqiptar (i mitur), para një viti kishte kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij viktima femër K (e mitur)”, thekson raporti.

Ndërkaq, media mëson se familjarët e vajzës e kanë kuptuar rastin vetëm para pak ditësh.

Krejt kjo ka ndodhur pasi i dyshuari kishte publikuar video intime të viktimës, në rrjete sociale.

Po ashtu bëhet e ditur se rasti mbetet nën hetime te mëtutjeshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat