Rrokulliset një veturë në Prishtinë, lëndohet drejtuesi i saj

Kronikë e zezë

Rrokulliset një veturë në Prishtinë, lëndohet drejtuesi i saj

Më: 12 mars 2020 Në ora: 21:38
Aksidenti

Një aksident ka ndodhur natën e sotme në Prishtinë, konkretisht në rrugën e Gërmisë ku një makinë është rrokullisur, duke lënë të lënduar drejtuesin e saj.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Bajram Krasniqi  ka thënë se deri te aksidenti ka ndodhur pasi, vetura që ishte në lëvizje e ka goditur një veturë të parkuar dhe më pas është rrokullisur.

Si pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi i automjetit.

“Aksidenti ka ndodhur rrugës për Gërmi në ora 20:12. Një veturë në lëvizje e ka goditur një veturë të parkuar dhe më pas është rrukullis, drejtuesi i veturës është lënduar si pasojë e aksidentit”, ka thënë Krasniqi.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat