Koronavirusi ulë edhe numrin e aksidenteve

Kronikë e zezë

Koronavirusi ulë edhe numrin e aksidenteve

Më: 13 mars 2020 Në ora: 10:42
Foto

Qytetarët nga Kosova i kanë marrë seriozisht masat e qeverisë kundër përhapjes së koronavirusit.

Në këtë formë, në Kosovë është kufizuar dukshëm qarkullimi i automjeteve.

Si rrjedhojë edhe numri i aksidenteve në 24 orët e fundit ka rënë dukshëm.

Siç ka njoftuar policia e Kosovës në raportin 24-orësh të saj, brenda kësaj periudhe kanë ndodhur vetëm 27 aksidente trafiku.

Ky numër mund të duket i lartë në pamje të parë, mirëpo duke pasur parasysh që rëndom brenda 24 orëve rrallë herë ndodhë që ky numër të jetë nën 40, atëherë mund të konsiderohet si pozitiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat