Qëlluan disa herë me thikë 38-vjeçarin, arrestohen dy autorët në Korçë

Kronikë e zezë

Qëlluan disa herë me thikë 38-vjeçarin, arrestohen dy autorët në Korçë

Më: 13 mars 2020 Në ora: 10:46
Ilustrim

Policia e Korçës arrestoi dy shtetas të dyshuar si autorët e plagososjes së shetetasit Ervin Pulaha, ngjarje që ndodhi mbrëmjen e të enjtes në qytetin juglindor.

Pulaha, 38-vjeçar u qëllua me thikë pas një konflikti për motive të dobëta që pati me shtetasit me inicialet Romeo Çexmolli, 38 vjeç (i dënuar më parë për vjedhje) dhe Ilir Ali., 33 vjeç, të dy banues në Korçë.

Këta shtetas janë arrestuar nga Policia pas ngjarjes, ndërsa i plagosuri është dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Dy autorët e dyshuar të ngjarjes do të akuzohen për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim”. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat