25-vjeçarja shkel masat e qeverisë, aksidentohet rëndë me makinë

Kronikë e zezë

25-vjeçarja shkel masat e qeverisë, aksidentohet rëndë me makinë

Më: 14 mars 2020 Në ora: 17:17
Ilustrim

Një aksident me pasojë plagosje ka ndodhur me fshatin Mize të bashkisë së Divjakës.

E plagosura është identifikuar si Paola Daka 25-vjeç.

Ajo po drejtonte mjetin tip “Passat” por në shkaqe edne të paqarta ka dalë nga rruga dytësore duke u përplasur me një kamion të parkuar në rrugë që ishte ngarkuar me produkte ushqimore.

Si pasojë e kësaj përplasjeje 25-vjeçarja ka marrë plagë të rënda dhe po mbahet në vëzhgimin intensiv nga mjekët. Sipas informacioneve të marra edhe pse sot nuk lejohet qarkullimi i makinave nga persona pa autorizim 25-vjeçarja e ka shkelur këtë urdhër pasi ajo nuk kishte autorizim për të udhëtuar me automjet. /tch

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat